Ministria Shëndetësisë nënshkroi kontratë të negociuar 1,3 milionë €, injoroi konkurrencën

by admin
Spread the love

Ministra e Shëndetësisë (MSh) e cila drejtohet nga Rifat Latifi përmes procedurës së negociuar pa publik të njoftimit për kontratë, zgjodhi kompaninë “Meditech” si fituese të tenderit 1,3 milionësh për furnizim me insulina, nderi sa në këtë proces prokurimi injoroi në tërsi kompaninë konkurrente “Pharma Leader”, ndonëse sipas dëshmimeve të siguruara nga portali “Front Online”, kjo e fundit kishte shprehur interesim për të marrë pjesë në këtë proces prokurimi.

Kompania “Pharma Leader”, e cila është pajisur me leje importi nga Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicionale, ku dhe para një kohësh ka importuar një sasi të Insulinave është injoruar në tërsi nga Ministria e Shëndetësisë, ndonëse në tenderin paraprak i cili ende nuk ka marrë një epilog për shkak të mos funksionimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) kishte aplikuar rreth 400 mijë euro më lirë se sa Operatori Ekonomik më të cilën tashmë ministria ka nënshkruar kontratën 1,3 milionëshe për furnizim me Insulina, raporton “Front Online”.

Në ankesën e kompanisë “Pharma
Leader”,
 njëherë drejtuar Autoritetit Kontraktues dhe më
pas Organit Shqyrtues të Prokurimit, e cila është publikuar ne ueb faqen e
OSHP-së, thuhet se AK-ja e ka zhvilluar këtë procedurë dhe ka kufizuar
konkurrencën duke e lejuar si kërkesë vetëm autorizim marketingun dhe duke mos
lejuar që të ofertohet edhe sipas UA 02/2014, me të vetmin qëllim që të
nënshkruajë kontratë më në fund pas dy viteve dhe pas shumë përpjekjeve me OE e
favorizuar “Meditech”. “Sa i përket arsyetimit se Ministria e Shëndetësisë
duhet të zbatojë Ligjin Nr.04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale, i cili
ligj mbizotëron ndaj akteve tjera nënligjore, ju sqarojmë se ky arsyetim është
më të vërtetë absurd i llojit të vet, sepse juridikisht çdo akt nënligjor duhet
të jetë dhe është në përputhje dhe në harmoni me ligjet përkatëse, prandaj edhe
udhëzimet administrative janë në përputhje të plotë me Ligjin Nr.04/L-190 për
produkte dhe pajisje medicinale dhe natyrisht që duhet të zbatohen edhe
udhëzimet administrative në fuqi e që nënkuptohet që duhet të zbatohet edhe UA
02/2014 Për thjeshtimin e procedurave për regjistrimin dhe importin e
produkteve medicinale te cilat nuk kanë paralele te regjistruara ne Republikën
e Kosovës” thuhet në ankesën e kompanisë “Pharma Leader”, e cila është
publikuar në platformën e OSHP-së. Aty më tutje në ankesë thuhet se AK-ja në
arsyetimin e tyre i referohen në mënyrë selektive neneve përkatëse të Ligjit
për produkte dhe pajisje medicinale duke i cekur vetëm nenet që iu përshtaten
atyre, e po ashtu i referohen edhe neneve të UA 02/2014 Për thjeshtimin e
procedurave për regjistrimin dhe importin e produkteve medicinale te cilat nuk
kanë paralele te regjistruara ne Republikën e Kosovës, vetëm ku i përshtaten
atyre, prandaj ky arsyetim dhe referim është me të vërtetë tendencioz, përveç
se është joprofesional dhe shpreh njëanshmëri të plotë për të tentuar të
mjegullojë të vërteten.

Dosja tenderit e hartuar jo në mënyrë profesionale

Aty më tutje thuhet se duke pasur parasysh
faktet e lartcekura rezulton se AK-ja nuk e ka hartuar dosjen e tenderit në
mënyrë profesionale dhe nuk e ka hartuar në atë mënyrë që të mundësojë
konkurrencë më të madhe, por e ka hartuar në atë mënyrë që të favorizojë direkt
vetëm një kompani, pasi që në dosje të tenderit si dëshmi e ka kërkuar
“Autorizimi për Marketing nga AKPPM, me dozën e produktit të kërkuar”, mirëpo
nuk e ka përcaktuar se mund ët ofertohet edhe sipas UA 02/2014 Për thjeshtimin
e procedurave për regjistrimin dhe importin e produkteve medicinale te cilat
nuk kanë paralele te regjistruara ne Republikën e Kosovës. “Prandaj dosja e
tenderit është dashur të hartohet në atë mënyrë që të lejojë mundësinë e
ofertimit edhe për produkte që nuk kanë paralele të regjistruara pra sipas UA
02/2014, prandaj kërkojmë nga OSHP-ja që të detyrojë AK-në të anulojë këtë
procedurë të prokurimit, dhe të detyrohet të ndryshojë dosjen e tenderit me
qëllim të lejimit të ofertimit edhe sipas UA 02/2014”thuhet më tutje në ankesë.

 Kronologjia e tenderëve për furnizim me insulinë

Sa i përket nevojave për insulinë, AK-ja e
ka shpallur tenderin paraprak dhe në lidhje me aktivitetin e prokurimit me
titull “Furnizim me Insulina Analoge nga Lista Esenciale” me nr.prok:
206-22-2211-1-1-1, i cili tani është i pezulluar. Në lidhje me këtë aktivitet
të prokurimit, kompania “Pharma Leader” ka parashtruar kërkesë për rishqyrtim
dhe më pastaj edhe ankesë në OSHP, ku me dt.22.04.2022 kompania ankuese ka
pranuar ekspertizën me Nr.102/22, e ku është aprovuar ankesa si e bazuar dhe
është konstatuar se AK-ja ka kufizuar konkurrencën me rastin e mos përfshirjes
dhe mos lejimit të ofertimit sipas UA 02/2014. Pra, është konstatuar se AK-ja
nuk e ka hartuar dosjen në harmoni me konkurrencën e lirë dhe e ka shkelur
nenin 7 të LPP-së. Më tutje në ankesën e kompanisë konkurrente thuhet se AK-së
në lidhje me tenderin për insulina është munduar çdo herë për të favorizuar një
kompani, e ajo kompani është Meditech, ndërsa ky
fakt po vërtetohet edhe tani ku AK-ja ka iniciuar procedurë emergjente e
negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë dhe si përfundim ka ftuar vetëm
OE Meditech dhe të njëjtin e ka rekomanduar për kontratë, dhe për më tepër ka
publikuar me të njëjtën datë 12.05.2022 si njoftimin mbi vendimin e AK-së,
ashtu edhe njoftimin për dhënie të kontratës.  “Sa për rikujtim në lidhje
me tenderin me titull ‘Furnizim me insulina analoge nga Lista
esenciale për Lot 1 dhe 3 me Nr. prok:206-208397-1-1-1’
 ne
kishim parashtruar ankesë në OSHP, e ku ishte lëshuar  një ekspertizë me
Nr.240/21e dt.19.03.2021 dhe më pastaj vendimi nga paneli shqyrtues me
Nr.240/21 i dt.25.03.2021, ku neve na është aprovuar ankesa dhe lënda është
kthyer në rivlerësim. Në këtë aktivitet të prokurimit ne kishim ofertuar sipas
UA 02/2014 ashtu siç ishte lejuar dhe përcaktuar edhe në dosje të tenderit dhe
kishim ofertuar me çmim rreth 400 mijë euro më lirë se sa OE i rekomanduar për
kontratë, ndërsa OSHP-ja e kishte konstatuar se ne ishim eliminuar pa të
drejtë. Pas rivlerësimit AK-ja përsëri e ka rekomanduar për kontratë OE e
njëjtë, me çmim rreth 400 mijë euro më shtrenjtë duke mos respektuar vendimin e
panelit shqyrtues dhe duke favorizuar OE e njëjtë. Pas rivlerësimit, ne përsëri
kemi parashtruar ankesë në OSHP dhe ankesa ishte aprovuar përsëri, por nga një
ekspert tjetër me ekspertizën Nr.397/21 të dt.31.05.2021, mirëpo më pastaj
OSHP-ja kishte mbetur pa Bord dhe nuk është nxjerr një vendim përfundimtar, me
ç’rast lënda ka mbetur e pezulluar” thuhet në ankesë

Ndryshim në dosje te tenderit

 Me tutje në
ankesën e kompanisë thuhet se në këtë aktivitet të prokurimit AK-ja ka bërë një
ndryshim në FDT tek kërkesat në lidhje me kapacitetin teknik/profesional duke e
larguar nga dosja e tenderit UA 02/2014 dhe duke e kufizuar mundësinë e ofertimit
sipas UA 02/2014. Sipas tyre këtë veprim e ka ndërmarr me të vetmin qëllim që
ta eliminoj nga konkurrenca dhe ta favorizon kompaninë Meditech,
sepse e ka vërejtur nga vendimi paraprak i OSHP-së se kur lejohet të ofertohet
edhe sipas UA 02/2014, atëherë ne do të jemi fitues dhe ofertojmë me çmim më të
lirë. “Edhe në këtë procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për
kontratë ka vepruar njëjtë duke mos lejuar që të ofertohet sipas UA 02/2014, me
të vetmin qëllim që ti sigurohet kontrata një OE, e ky dihet që është Meditech.
Pra, është shumë lehtë e kuptueshme tendenca e AK-së për të na diskriminuar
neve si kompani serioze dhe e përgjegjshme dhe tendenca e AK-së për të
favorizuar një kompani tjetër. Për më tepër, për ne është shumë i çuditshëm guximi
dhe vendosmëria e AK-së për të tentuar pa kufi ta favorizoj një kompani të
caktuar dhe ta kufizon konkurrencën, e me këtë veprim edhe ta rrezikoj
dëmtimin  e buxhetit të Shtetit. Edhe tani ekspertiza e ekspertit të
OSHP-së, me nr.102/22 e dt.21.04.2022 e ka konstatuar se AK-ja pa të drejtë e
ka larguar nga dosja e tenderit UA 02/2014 dhe e ka kufizuar konkurrencën,
ndërsa e ka favorizuar një OE të caktuar. Duke pasur parasysh këtë kronologji
dhe mund të themi këtë histori të prokurimit për furnizim me Insulina dhe duke
e pasur parasysh tendencat të njëpasnjëshme të AK-së për favorizim të hapur të
kompanisë Meditech , ne e kemi pritur se AK-ja do ta zhvilloj një procedurë të
negociuar dhe ta favorizoj kompaninë e saj të preferuar, së paku në këtë
mënyrë, sepse me procedura të rregullta nuk po e arrin ta shpall fitues
ligjërisht. AK-ja edhe në këtë aktivitet të prokurimit, duke mos lejuar që të
ofertohet sipas UA 02/2014  dhe duke e ftuar vetëm një kompani për negocim
e ka kufizuar konkurrencën dhe e ka favorizuar vetëm një kompani, pavarësisht
që ne e kemi paralajmëruar AK se jemi palë me interes sipas nenit 4 paragrafi
1.26 të LPP-së dhe se kompania jone i ka në Depo Farmaceutike Insulinat dhe
mund te bëjmë furnizimin e menjëhershëm, gjithashtu ne kemi Licence për Import
të produkteve te kërkuara (Insulinave Analoge) dhe mund te importojmë çfarëdo
sasie që mund të kërkohet nga ana e AK-së” thuhet me tutje ne ankese

 Kompania ka importuar insulinat

 Me tutje na
ankesën e kompanisë “Pharma Leader” thuhet se duke pasur parasysh që  si
kompani serioze kane licencë importi dhe kane realizuar kontrata dhe po ashtu
jane në realizim e sipër të disa kontratave të tjera, kanë kërkuar nga OSHP-ja
që ta detyroni AK të anuloj këtë procedurë të prokurimit dhe të rifilloj edhe
njëherë këtë procedurë dhe të hap konkurrencën, duke i ftuar “Pharma Leader” të
jene pjesë e negociatave me qëllim të respektimit të nenit 7 të LPP-së dhe me
qëllim që të zbatohet edhe parimi i qëllimit të ligjit të prokurimit publik, e
siç e din edhe vet AK-ja.  “Qëllimi i këtij ligji është të siguroj mënyrën
më efikase, më transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve
publike, burimeve publike si dhe të gjitha fondeve dhe burimeve të tjera të
 autoriteteve  kontraktuese  në  Kosovë. Në këtë procedurë
të prokurimit gjithçka mund të ketë tjetër përveç transparencës, e mos
transparenca shpie në favorizim të haur të një kompanie dhe në drejtim të
monopolit.

Tendenca e AK-së shihet hapur edhe kur
merret parasysh fakti se AK-ja ende pa u kryer afati ligjor për shqyrtim të
ankesës, e ka shpall këtë procedurë të negociuar pa publikim. Ankesa jonë është
dorëzuar në OSHP me dt.15.04.2022, ndërsa afati për të nxjerr një vendim është
diku 34 ditë, e që në raste të caktuara mund të shtyhet edhe më shumë. Deri te
kjo procedurë ka ardhur pikërisht me fajin e AK-së dhe me tendencat e saj,
ndërsa edhe zhvillimi i kësaj procedure duke e ftuar vetëm një operator
ekonomik e dëshmon qartë qëllimin e AK-së, se përse e ka sjell në këtë situatë
dhe në këtë gjendje Ministrinë e Shëndetësisë sa i përket furnizimit me
insulina. Pra vetë ngutia e AK-së tregon më së miri qëllimin e saj” thuhet në
fund të ankesës. Për ketë çështje “Front Online” i ka dërguar pyetje
Ministrisë së Shëndetësisë, por nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ta

You may also like