Ministria e Mbrojtjes pa një përgjigje konkrete nëse avionët ushtarakë i janë dhuruar Ukrainës

by admin
Spread the love

Ministria e Mbrojtjes nuk ka konfirmuar ende nëse katër avionë SU-25 janë dërguar në Ukrainë. Një pjesë e mediave njoftoi se katër avionët ushtarakë “SU-25” që Maqedonia e Veriut i mori nga Ukraina gjatë konfliktit në vitin 2001, i janë dhuruar Kievit këto ditë, transmeton InfoShqip.

Më herët, Maqedonia e Veriut i dhuroi Ukrainës tanke T-72.

Detajet e sakta të të tre vendimeve, përmbajtja dhe shpjegimi i tyre do të deklasifikohen dhe publikohen në mënyrë transparente. Vendimet e marra deri më tani nuk e cenojnë gatishmërinë luftarake të ushtrisë sonë“, thekson Ministria e Mbrojtjes për MPB-në.

Për këtë ka reaguar Moska zyrtare. Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova, tha dje se donacioni ishte një gabim i madh i autoriteteve në Shkup “që kontribuon në vazhdimin e aktivitetit kriminal të regjimit në Kiev kundër popullatës civile në Donbas”.

Me kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Zaharovës, ministritë e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të RSM-së dje kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sovran që vendimet e veta i merr në mënyrë të pavarur, duke u udhëhequr nga parimet e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, Karta e OKB-së, parimet dhe angazhimet e OSBE-së për mbrojtjen e arkitekturës evropiane të sigurisë dhe stabilitetit global. Që në fillim, Maqedonia e Veriut dënoi ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë dhe qëndroi në mbështetje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, dhe mbi të gjitha në mbështetje të paqes, të drejtave të njeriut dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Përkatësisht, deri më tani, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar disa Vendime për ndihmë ushtarako-teknike me të cilat ndihmojmë Ukrainën në mbrojtjen e tërësisë së saj territoriale, e cila është e kërcënuar nga ndërhyrja ushtarake“, thuhet në njoftim./InfoShqip.com

You may also like