Ministria e Mbrojtjes këtë vit do të jetë nikoqire e konferencës më të madhe për komunikime strategjike të NATO-s

by admin
Spread the love

Konferenca vjetore për informata dhe komunikime të NATO-s, ngjarja më e madhe në domenin e komunikimeve strategjike të Aleancës, në vjeshtë të këtij viti do të mbahet në Maqedoni të Veriut.

Siç informoi Ministria e Mbrojtjes, në konferencën në Shkup do të arrijnë rreth 500 ekspertë të NATO-s për komunikime strategjike nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës dhe prej rreth 40 vendeve partnere.

Konferenca paraqet forum vjetor në të cilin bisedohet për funksionet komunikative dhe planet e Aleancës, ndërsa këmbehen edhe përvoja dhe leksione shkencore për sfidat aktuale dhe të ardhshme në sferën e komunikimeve strategjike.

“Organizimi i kësaj ngjarje të rëndësishme në vendin tonë është konfirmim për renomenë që e përfituam si anëtare e Aleancës e cila bën hapa vendimtarë në zhvillimin e komunikimeve strategjike. Për Ministrinë e Mbrojtjes, kjo ngjarje e madhe është mundësi shtesë për avancimin e reputacionit të Qendrës rajonale për marrëdhënie me opinionin dhe përballje me dezinformatat në NATO dhe përfshirjen e saj në sistemin e NATO-s për trajnim në domenin e komunikimeve strategjike”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Siç thekson Ministria në kumtesë, besimin nga aleatët për ta organizuar këtë konferencë në Shkup, e mori në vitin 2020, por realizimi i saj ishte shtyrë për shkak të restriksioneve nga pandemia me Kovid-19. Në vitin 2020 dhe 2021 konferenca u mbajt me lidhe video-konferenciale.

You may also like