Ministria e Kulturës hap konkursin për Drejtorin e Teatrit Kombëtar të Operas, çfarë ndodhi me Zana Çelën?

by admin
Spread the love

Ministria e Kulturës Elva Margarit, ka hapur konkursin për drejtor të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku mund të çojë në largimin e Zana Çelës nga detyra.

Çela prej muajsh ka mbaruar mandatin e saj 4-vjeçar në krye të institucionit dhe aktualisht e drejtonte pa mandat.

Në një intervistë për mediat një vit më parë ajo tha se do të rikonkuronte ndërsa ministrja Elva Margariti i pati besuar nismave të saj përtej mandatit. Konkursi i hapur ka kritere të qarta që parashohin drejtues që ofrojnë platformë të qartë, dhe mbi 5 vite detyra drejtimi në art.

Konkursi mbyllet me 19 prill.

You may also like