Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë: Largohuni nga Ukraina sa më parë

by admin
Spread the love

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë të shtunën i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Ukrainë të largohen sa më parë nga ky shtet, si dhe të mos udhëtohet drejt tij.

Thirrja e MEPJ vjen për shkak të situatës në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, ku siç sqarohet përmes një njoftimi për mediat, ekziston ‘rreziku i besueshëm i përshkallëzimit të situatës’.

“Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose në adresat e emailit: [email protected]; [email protected]; [email protected]”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen përkohësisht nga Ukraina.

Të tjera shtete sikundër SHBA, Britania e Madhe, Norvegjia, Gjermania, Lituania, Danimarka dhe Izraeli kanë bërë të njëjtë thirrje për shtetasit e tyre.

Ndërkohë, ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook fjalën Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, i cili u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë në Ukrainë të largohen nga vendi në 24-48 orët e ardhshme.

Lexo lajme interesante

You may also like