Ministri ukrainas ngre alarmin: Centrali bërthamor i Zaporizhzhia-s rrezikon skenarin e Fukushimas!

by admin
Spread the love

Ministri i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore të Ukrainës, Ruslan Strilets ka paralajmëruar centrali bërthamor i Zaporizhzhia-s rrezikon të njëjtin skenar si Fukushima, dhe përgjegjësia në të till rast i bie Rusisë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Strilets shkruan se situata është alarmante pasi ekziston rreziku i ftohjes së termocentralit më të madh bërthamor në Evropë.

“Pas rënies së nivelit të ujit nga rezervuari Kakhovka, ekziston rreziku i dështimit të ftohjes në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë. Kjo mund të nënkuptojë një skenar të mundshëm të Fukushimës në mes të kontinentit evropian për shkak të Rusisë”- u shpreh ministri ukrainas.

Sipas ministrit, gati 5 milionë ukrainas nuk kanë akses në ujë të pijshëm dhe 70% e popullsisë mund të mbetet pa këtë burim për shkak të bombardimeve ruse.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like