Ministri Osmani në takimin urgjent të NATO-s për Rusinë dhe Ukrainën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonis së Veriut, Bujar Osmani sot mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut Verior të NATO-s në nivel të ministrave të jashtëm, i cili u mbajt përmes video-konferencës, duke pasur në fokus praninë ushtarake ruse rreth kufirit me Ukrainën si dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë evropiane.

Takimi i jashtëzakonshëm u mbajt në pritje të Këshillit të planifikuar NATO-Rusi dhe takime të tjera në formate të ndryshme, që kanë si synim gjetjen e një zgjidhje me mjete komunikimi joushtarake, kryesisht diplomatike, përcjell INA.

“Ministri Osmani përsëriti mbështetjen e Maqedonisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe shprehu shpresën për zgjidhje paqësore të situatës. Osmani nënvizoi rëndësinë e unitetit dhe kohezionit ndërmjet aleatëve, si mjet i fuqishëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por edhe për bashkëpunim të ngushtë me BE-në dhe vendet e tjera partnere”, thuhet në MPJ. /INA

You may also like