Ministri Nuredini premton se do të hetohet rritja e çmimit të druve

by admin
Spread the love




Ministri i Ambientit Jetësor, Naser Nuredini ka premtuar se do të angazhohen për të hetuar rritjen e madhe të çmimit të druve në treg. A ka vlerësuar se kjo është e parregullt për shkak se sipas rregullativës së Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” çmimi për një metër kub dru për ngrohje është 3.000 denarë. Reagimi i ministrit vjem pasi që qytetarët që ngrohen me dru kanë nisur të ankohen për rritjen e madhe të çmimeve, të cilët fluturuan deri në 6.000 denarë për nje metër kub.

Ministri Nuredimi deklaroi se pret që nesër të njoftohet zyrtarisht edhe nga Inspektorati i Tregut dhe nga Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe gjueti për këtë çështje.

 

“Ne e kemi hapur këtë temë në seancën e kaluar në Qeveri. Nëse në rregulloren e Ndërmarrjes Publike “ Pyjet e Maqedonisë” shkruan se çmimi i drurit për djegie duhet të jetë 3 mijë denarë, si shpjegohen çmimet e tilla në sektorin privat. Presim informacione nga inspektoratit dhe nga ndërmarrja publike, se përse çmimet janë kështu”, u shpreh Nuredini. /SHENJA/


You may also like