Ministri nga Maqedonia e Veriut i bën thirrje Albin Kurtit dhe Arbërie Nagavcit ta ndryshon urdhërin administrativ për lejimin e shamisë (FOTO)

by admin
Spread the love

Debatit të rindezur së fundmi për ndryshimin e udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla i është bashkuar edhe një Ministër nga Maqedonia e Veriut, shkruan InfoShqip.

Ministri për Diasporë nga Maqedonia e Veriut Xhemail Çupi, nëpërmjet një fotoje të postuar në faqen e tij në Facebook, ka reaguar për shfuqizimin e urdhrit administrativ që i mohon të drejtën e shkollimit nxënësve që bartin shami shkollat publike në Kosovë.

Ministri Çupi ka postuar një foto ku shihet së bashku me bashkëshorten e tij që gjithashtu mban mbulesë Islame dhe ka vendosur hashtagun që tashmë është bërë viral në rrjetet sociale “#ndryshojeni_udhëzimin_administrativ_për_shaminë”, për ndryshimin e udhëzimit administrativ për shaminë ku njëkohësisht ka etiketuar edhe Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministren Arbërie Nagavci. /InfoShqip.com

FOTO:

You may also like