Ministri Mehaj niset për në SHBA: Po shkoj për një ngjarje shumë të veçantë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se këtë të enjte është nisur përsëri për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për siç e quan ai, një event shumë të veçantë.

Ai tha se këtë fundjavë do ta festojnë në Des Moines, 10 vjetorin e Programit të Partneritetit Ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shtetit të Iowa-s.

“Me këtë rast, do të takohem me guvernatoren e Iowa-s, znj.Kim Reyndols, si dhe me senatorë e kongresmenë, përfaqësues nga Iowa”.

“Vizitën do të vazhdojë edhe me pjesëmarrjen në aktivitetet festive që do të organizohen për të shënuar këtë jubile shumë të rëndësishëm për dy vendet”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, Mehaj tha se partneriteti i Kosovës me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, Ushtrinë Amerikane, Byronë e Gardës Kombëtare dhe Gardën Kombëtare të Iowa-s, do të vazhdojë dhe do të intensifikohet edhe më tej.

“Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për shtetin e Iowa-s, të gjitha institucionet e saj si dhe për të gjithë ushtarakët e Gardës Kombëtare për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së”, ka shkruar Mehaj

This post was published on 2021-11-04 10:54 am

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like