Ministri Mehaj me kabinetin e tij shpenzojnë mijëra euro për biletat e aeroplanit

by admin
Spread the love

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, qëkur është emëruar ministër ka pasur vizita të shumta drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe në vebde të tjera.

Mehaj ka marrë pjesë në forume e konferenca të ndryshme, sikur thuhet “me qëllim të lidhjeve të reja të bashkëpunimit në funksion të interesit shtetëror dhe atij bilateral e multilateral”.

IndeksOnline ka arritur të sigurojë raportin e shpenzimeve të transportit ajror të kabinetit të Mehajt që nga muaji janar deri në nëntor 2021.

Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, Mehaj së bashku me zyrtarët e kabinetit të tij, Agime Gashaj e Bedri Zeqiri, në udhëtimin e parë kanë shpenzuar 1.179 euro për bileta. Gjithsecili nga 393 e 12 cent.

Ky udhëtim i kushtoi më së liri Ministrisë së Mbrojtjes.

Kurse, në udhëtimet e tjera, ku ishte edhe numri më i madh i stafit të kabinetit së bashku me Mehajn, shpenzimet për transportin ajror kapën vlerën mbi 17 mijë euro.

Më poshtë mund të gjeni listën e shpenzimeve për transportin ajror:

You may also like