Ministri i Jashtëm kroat: Serbia ta pranojë realitetin që Kosova është e pavarur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, i ka bërë thirrje edhe një herë Serbisë ta pranojë realitetin që Kosova është shtet i pavarur, gjatë fjalimit të tij në Forumin e Dubrovnikut të shtunën.

Radman u shpreh se Kroacia është aktive në dërgimin e mesazhit për pesë shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, duke theksuar se është shumë e rëndësishme të njihet pavarësia e Kosovës nga e gjithë BE-ja.

“Ne jemi aktivë në dërgimin e mesazhit në pesë shtetet mosnjohëse. E theksoj që të bëhen hapa konkretë për ta njohur pavarësinë e Kosovës si BE. Apeloj edhe te Serbia ta bëjë të njëjtën gjë, pasi është realitet”, ka thënë ministri i Jashtëm kroat.

Radman përsëriti se Kroacia përkrah integrimin evropian, anëtarësimin në NATO e liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në Forum po merr pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Rruga Press

You may also like