Ministri Aliu: Projekti i autostradës për Pejë nuk është ndalur, por në emër të asfaltit nuk do të vjedhë më askush

by admin
Spread the love

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka folur rreth vendimit të djeshëm të Qeverisë për të anuluar vendimin përfundimtar 10/15 të datës 17 dhjetor 2018 për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Pejë, Segmenti Kijevë – Klinë – Zahaq (MFPT).

Aliu ka sqaruar se projekti i autostradës në Pejë nuk do të ndalet, por sipas tij është ndalur vetëm hajnia e keqpërdorimet e parasë publike në shpronësim.

“Projekti i autostradës për Pejë nuk ndalet. Ndalet vetëm hajnia dhe keqpërdorimet e parasë publike në shpronësim.

Pra, është anuluar vetëm shpronësimi abuziv i cili kthehet në rivlerësim. Nuk është ndaluar projekti”, ka shkruar ndër të tjera Aliu.

Postimi i plotë:

Projekti i autostradës për Pejë nuk ndalet. Ndalet vetëm hajnia dhe keqpërdorimet e parasë publike në shpronësim.

Pra, është anuluar vetëm shpronësimi abuziv i cili kthehet në rivlerësim. Nuk është ndaluar projekti.

Po ashtu, në vitin që vjen, është përfshirë në buxhet hartimi i projektit për modernizimin e hekurudhës, Pejë – Prishtinë dhe Klinë – Prizren.

Rruga Prizren-Tetovë nuk është konkurente e rrugës Prishtinë-Pejë. Na duhen të dyja dhe do të bëhen të dyja, por pa vjedhje dhe keqpërdorime fondesh.

Në emër të asfaltit nuk do të vjedhë më askush, dhe çdo vjedhje që evidentojmë edhe nga projektet e kaluara, do ta ndjekim me seriozitetin maksimal duke e dërguar çështjen në prokurori.

Kosova do të ketë njëkohësisht infrastrukturë moderne, dhe mirëadministrim të buxhetit për rrugët.

You may also like