Ministri Aliu merr pjesë në konferencën e modernizimit të transportit për Ballkanin Përendimor

by admin
Spread the love

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastukturës, Liburn Aliu ka marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë në Budva të Malit të Zi. Ai në fjalimin hyrës u shpreh se ndjehet i nderuar të jetë pjesë e një arritje të madhe nga të gjithë ministrat përgjegjës për transportin, njofton Klankosova.tv.

“BE dhe 6 (gjashtë) vendet e Ballkanit Perëndimor, bien dakord që të ndajnë një të ardhme të përbashkët përsa i përket politikbërjes në fushën e transportit. Transporti dhe krijimi i lidhjeve më të sigurta dhe më të qëndrueshme janë vendimtare për rritjen tonë ekonomike dhe fqinjësisë së mirë në kuadër të proceseve të integrimit drejt një ekonomie të cilën ne të gjithë mund të përfitojmë nga bashkëpunimi i ndërsjellë.” thuhej në njoftimin e ministrisë.

Tutje Aliu tha se duhet të ndërtohen rrugë të modernizuara, të pajisura me stacione të tarifimit elektrik dhe lëndëve tjera alternative, përgjatë korridoreve kryesore rrugore dhe hekurudhore, me të njëjtin standard e synim, anëtarësimin e rajonit në BE.

Kjo konferencë është organizuar nga Ministria e Investimeve Kapitale në Malin e Zi, së bashku me Sekretariatin e Përhershëm të Komunitetit të Transportit, dhe Nismën e Evropës Qendrore. Ajo ka si qëllim bashkimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe institucioneve të tyre në thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e transportit.

You may also like