Ministrat tanë kanë menaxhuar krizën në mënyrë superiore – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, sonte ka vazhduar takimet me qytetarët e komunës së Bogovinës. Në fjalimin e tij, Ahmeti ka folur për të arriturat e partisë së tij gjatë këtyre viteve që nga krijimi, ndërsa u ndal edhe tek sfidat, që sipas tij e presin partinë dhe gjenratat e reja në vitet e ardshme. Sipas Ahmetit, brezat e rinj duhet të marrin në dorë përgjegjësitë e këtij shekulli, përcjell Klan Maqedoni.

“Sot është hapur skriningu, ndaj duhet të shohim përpara në këto momente historike që të bëhemi bashkë shqiptare e maqedon, sepse ky qiell është i përbashkët ashtu siç e kemi të përbashkët edhe këtë tokë. Ne jemi krahas bashkëqytetarëve tanë maqedonas, ne jemi pro që problemi Kosovë – Serbi të gjej një zgjidhje reciproke sepse Kosova u la me lumenjë gjaku, ndonëse nuk është proces i lehtë por nuk shtyhet me hasmëri shekullore sepse nuk zgjedhim probleme. Projekte të këtij shekulli të ri janë Korridori 8, Mali Sharr tashmë është Park Nacional. Fillon së shpejti puna në Korridorin 8, poashtu Rruga e Arbërit, është në proces edhe hekurudha që përforcon Korridorin 8. Të gjithë kemi investuar për një paqe të qendrueshme, lufta Rusi-Ukrainë është e padrejtë dhe e pandershme, ndaj mendojmë dhe vlerësojmë që Ukraina do fitoj por ka pasoja të jashtëzakonshme për të gjithë Europën, por ministrat tanë edhe në këtë kohë krize e kanë menaxhuar në mënyrë superiore të gjithë situatën shtetërore”, deklaroi Ahmeti./KlanMacedonia

TI RAPORTON!

You may also like