Ministrat e BDI marrin notën “2sh” nga gjysma e kryesisë së ngushtë të BDI-së

by admin
Spread the love

Në një konferencë për shtyp sot në Shkup, figura brenda BDI-së, përfshirë gjysmën e kryesisë së ngushtë të partisë, nënkryetari Izet Mexhiti, sekretarët Blerim Bexheti dhe Saranda Imeri, të mbështetur nga deputetë dhe figura të numërta të organeve dhe strukturave partiake, para mediave shpalosën vlerësimet e tyre për performansin e ekzekutivit të partisë brenda Qeverisë.

Gjatë konferencës, Izet Mexhiti para të pranishmëve potencoi se: “Vendimmarrja në BDI është bërë privilegj ekskluziv i një klani të ngushtë të Artan Grubit. Ne e kemi ngritur zërin për veprimet e Artan Grubit që janë në kundërshtim me qëndrimet e shumicës së anëtarëve të BDI-së. Kjo ka sjellë në rënie të përkrahjes të votuesve dhe ka prodhuar përçarje përbrenda strukturave partiake.

Prezantimi i vërejtjeve gjatë kësaj konference u bazua në disa shtylla:
– Shtylla 1: Realizimi i Programit Zgjedhor të BDI-së nga zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2020, ku BDI fitoi zgjedhjet me një program voluminoz i cili përveç shumë projekteve, përmbante 170 zotime strategjike. Izet Mexhiti theksoi se nga këto zotime, janë realizuar vetëm 2% – respektivisht 2 zotime që kanë të bëjnë me karrierat politike të Grubit dhe Osmanit, si dhe 3 projekte të pjesërishme.

– Shtylla 2: Pjesëmarrja e projekteve shqiptare në investimet kapitale në shtet, ku grupi i të pakënaqurve vlerëson se ekzekutivi i BDI-së në këto 2 vite ka arritur të materializon vetëm 2% nga buxheti total i shtetit. Respektivisht, totali i projekteve shqiptare merr vlerën e 26.000.00 Eurove nga 1.3 Miliard Euro Investime Kapitale të Buxhetit të Maqedonisë së Veriut në vitet 2020-2022.

– Shtylla 3 – Investimet në infrastrukturën rrugore, ndërmarrje e cila menaxhohet nga kuadër i BDI, për këto 2 vite ka arritur të realizojë poshtu 2% nga buxheti total për projekte shqiptare. Mexhiti theksoi se në zonat shqiptare janë dhënë vetëm fjalë dhe premtime, kurse në zonën lindore të shtetit ska ngelur asnjë rrugë e pa rikonstruar. Në këto vite, nga totali i 520 Miliona Euro investime totale të ndërmarrjes, vetëm 11 milion Euro u takojnë projekteve në vendbanime ku gravitojnë shqiptar.

– Në vazhdim, Mexhiti shpalosi edhe argumente të shumta për dështime në fushën e Ekologjisë, Zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe sipas ligjit, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në administratën shtetërore dhe në investimet e huaja që shfrytëzojnë ndihmë shtetërore, ngecje në decentralizim dhe gasifikim.

Për dështimet e projekteve qeveritare dëshmon edhe anketa e fundit e organizatës ndërkombëtare IRI ku Artan Grubi dhe Bujar Osmani kanë performancën më të dobët dhe për herë të parë, rejtignu i opozitës shqiptare tejkalon rejtingun e BDI-së.

You may also like