Miniera famëkeqe e floririt bëhet sërish pronë shtetërore (fotot)

by admin
Spread the love

Kompania kanadeze Centerra Gold ka hequr dorë nga miniera ‘toksike’ Kumtor në Kirgistan

Kirgizstani ka rimarrë kontrollin e minierës së floririt Kumtor pas marrëveshjes së transferimit me ish-pronarin, kompaninë kanadeze Centerra Gold, raportonin sot mediat vendase.

Kumtor është një nga minierat më të mëdha të arit në Azinë Qendrore dhe një nga projektet më të mëdha të investimeve të huaja në Kirgistan.

Por konçesioni erdhi në qendër të vëmendjes vitin e kaluar pas raportimeve për kërcënime ndaj mjedisit lokal prej operacioneve të minierës.

Kjo bëri që Kirgizstani të riniste betejën ligjore për marrjen e kontrollit nga grupi kanadez.

Procedura e firmosjes së dokumenteve për procesin e transferimit u bë në ambasadën e Kirgistanit në Britani.

Sot më 29 korrik 2022, u bënë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për transferimin e pronësisë së 100% të aksioneve të Kumtor Gold në favor të grupit shtetëror të minierave Kyrgyzaltyn, që u morën në dorëzim nga ambasadori i Kirgistan në Britani, Ulan Djusupov,” thuhej në deklaratën qeveritare.

Centerra Gold kishte shfrytëzuar minierën me anë të degës së saj Kumtor Gold me një marrëveshje të vitit 2009. Por në maj 2021, qeveria kirgize ndaloi veprimet, duke cituar shqetësime sigurie dhe mjedisore dhe evazion fiskal. Kompania refuzoi akuzat duke sfiduar qeverinë në gjykatën e arbitrazhit, por në prill u njoftua se kompania kishte pranuar të shiste biznesin e saj në Kirgistan dhe të largohej nga vendi.