Milloshoski u bën thirrje deputetëve të BDI-së që të pajisen me certifikatë të sigurisë: Osmani të ketë kujdes kur kërkon seanca të mbyllura

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, Antonio Milloshoski, i ka bërë thirrje ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, që të shqyrtojë se kur dhe nëse është e nevojshme të klasifikohen informacionet, të cilat i përfaqësojnë ambasadorët dhe deri te anëtarët e BDI-së që secili të paraqesë kërkesë urgjente për marrjen e një certifikate të sigurisë kombëtare në mënyrë që ai të përmbushë rolin e tij si deputet në çdo situatë.

Këtë seancë e kemi filluar para një periudhe të caktuar dhe me kërkesë të MPJ-së, për të cilën shumica ka marrë vendim për mbylljen e saj për shkak të konfidencialitetit të disa materialeve të paraqitura nga MPJ-ja, të cilat kanë të bëjnë me ambasadorët, e më pas edhe shumica qeverisëse votoi që seanca të jetë e mbyllur për publikun. Sot e patëm tentimin e parë që seanca të vazhdojë në formën në të cilën punuam, pra me dyer të mbyllura, por me keqardhje konstatoj se një pjesë e madhe e deputetëve të shumicës në pushtet, sidomos të BDI-së, nuk kanë pasur certifikatat e sigurisë kombëtare dhe nuk mund të marrin pjesë në një seancë të këtillë, as të bëjmë kuorum që të vazhdojë dhe të punohet në atë format”, tha Milloshoski në një konferencë për shtyp në Kuvend.

Seanca vazhdoi pasi ambasadorja e radhës i prezantoi tezat, Evgenija Ilieva, e cila është kandidate për ambasadore në Bratisllavë në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, kërkoi që seanca të jetë e hapur.

Në pyetjen e një gazetari, Milloshoski sqaroi se seanca kur është dërguar ambasadori në SHBA ka qenë e mbyllur me kërkesë të MPJ-së, por në fillim kanë marrë pjesë të gjithë deputetët dhe shumica ka vendosur që të mbyllet dhe me këtë rast kanë votuar edhe ata deputetë që nuk kanë pasur certifikatën e sigurisë për të marrë pjesë në punën e seancës së mbyllur.

Sipas tij, në raport me ambasadorët duhet të kemi seanca të hapura për publikun, por ai thotë se shumica e merr vendimin në fund.

Në lidhje me atë se a do të paraqesë iniciativë për t’iu drejtuar Osmanit para këtij Komisioni parlamentar për shkak të mostransparencës në lidhje me politikën kadrovike të MPJ-së dhe konkretisht në lidhje me punësimin e personit Besmira Ejupi, Milloshoski tha se sipas ligjit ministri i Punëve të Jashtme është i obliguar që së paku dy herë në vit të ketë fjalim, pyetje dhe përgjigje para Komisionit për Politikë të Jashtme, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të jetë më shpesh dhe ka paralajmëruar se do të mundohen ta propozojnë.

You may also like