Millkov: Nuk mjafton që propozimin francez e pranojnë vetëm disa parti politike

by admin
Spread the love




Kryediplomati bullgar Nikollaj Millkov ka thënë se shpreson që në Maqedoninë e Veriut të ketë një konsensus më të gjerë politik për marrëveshjet me Bullgarinë. “Do të jetë shumë më e lehtë për ne nëse do të arrijmë të kemi partner shtetin, dhe jo partitë individuale, sepse aty ekziston rreziku i keqkuptimeve”, deklaroi ministri teknik i punëve të jashmte në qeverinë bullgare, Millkov, në takimin e tij të parë zyrtar me gazetarët në Sofje, ku promovoi prioritetet e politikës së jashtme të shtetit.

Millkov, erdhi në deytyrën e kryediplomatit nga pozita e ambasadorit në Paris, ku ishte një nga pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë në negociatat për propozimin francez.

Ai tha se për Bullgarinë është e papranueshme që vetëm LSDM dhe BDI të qëndrojnë pas nënshkrimeve dhe pranimit të propozimit francez.

Sipas tij, kjo shpie në nevojën e arritjes së një konsensusi të përgjithshëm politik në vend, gjë që nuk ka gjasa momentalisht të arrihet, duke pasur parasysh qëndrimin e VMRO-së për ndryshimin e Kushtetutës dhe futjen e bullgarëve në të si popull përbërës. /SHENJA/


You may also like