‘Militantët e djathtë’ në Francë kërkonin të vrisnin presidentin Emmanuel Macron, të sulmonin xhamitë e emigrantët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një bandë nacionalistësh e akuzuar si ‘e ekstremit të djathtë’ në Francë, ka dalë sot në gjyq e akuzuar mes të tjerash se donte te ekzekutonte presidentin Emmanuel Macron.

Detaje të objektivave terroriste u paraqitën sot në Gjykatën e Korrektimit në Paris para 13 të akuzuarve, shumcia e te cilave bazuar ne komunikime e komente ne rrjetet sociale.

Ata përfshinin 66 vjeçarin Jean-Pierre Bouyer, i cili akuzohej se kishte pranuar të ndihmonte në vrasjen e Macron në festën e çlirimit në vitin 2018.

Në kohën kur Franca fokusohej në përvjetorin e 100 të Luftës I Botërore, Bouyer kërkonte një bashkëpunëtor për të mund të folur me presidentin, që më pas ta qëllonte me një thikë qeramike.

Prokuroria tha se Bouyer kishte shkruar në rrjetet sociale se Macron ishte një “diktator i vogël histerik” dhe bënte thirrje për ta eliminuar.

Bouyer ishte pjesë e një grupi të quajtur Barjols, që përkthehet në ‘të çmendurit’, të cilat organet e sigurisë i vëzhgonin që prej vitit 2018.

11 anëtarët e tyre përfshi dhe Bouyer, e dy gra – përballen me akuza ‘konspiracioni terrorist’.

Ata përshkruheshin nga akuza si ‘paramilitarë të nevrikosur’, me lidhje me grupet e të djathtës ekstreme në rajonin lindor Moselle.

Duke cituar prova nga telefonata të interceptuara dhe komunikime online, prokurorët shtonin se 13-shja kërkonin gjithashtu që sulmonin emigrantë dhe xhami.

Anëtarët e grupit ‘Barjols’ kishin shprehur gjithashtu dëshirën për të marrë peng anëtarë të parlamentit dhe të përmbysnin qeverinë.

Hetuesit thanë se është e kuptueshme se në planet e grupit ishte prishja e rendit publik me anë të intimidimit ose terrorit.

Por avokatja mbrojtëse Lucile Collot tha se akuzat ndaj klientëve të saj ishin ngritur mbi ‘ide të trilluara se diçka e dhunshme do të ndodhte’.

Asnjë nga komplotet e deklaruara nga akuza nuk janë realizuar dhe prokurorët kanë reduktuar tashmë disa nga akuzat fillestare të hetimeve të tyre katër-vjeçare.

Seanca gjyqësore e radhës zhvillohet më 3 shkurt.


You may also like