Milionerët e PS-së tallen hapur: Ndihma e qeverisë e mjaftueshme për 2 litra vaj, 5 kg makarona dhe sheqer

by admin
Spread the love

Drejtuesi Politik i PS-së për qarkun e Fierit, Taulant Balla, bashkë me kryetaren e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, vijuan sot me show-n e radhës, duke inspektuar çmimet e produkteve ushqimore në një market.

Balla tha se ndihma që ka dhënë qeveria për këto tre muaj, do të kompensojë këtë rritje të çmimeve, duke u tallur hapur me qytetarët, pasi sipas tij, një familje në muaj konsumon 2 litra vaj dhe 5 kg makarona dhe me sheqerin duhet të bëjnë kujdes se është i dëmshëm.

Deklarata e Ballës:

“E rëndësishme është të ketë një ofertë të produkteve të shportës, në çmimet e paketës. Ata që preken drejtpërsëdrejti, kemi bërë një llogari për një familje me 4 anëtarë harxhon 2 litra vaj në muaj, 5 kg makarona, do zoti sheqerin e hanë më pak se është i dëmshëm, ndihma që ka dhënë qeveria për këto tre muaj do të kompesojë këtë nivel rritje. Nëse do vazhdojë lufta, larg qoftë edhe qeveria do e kompesojë më shumë.”-shprehet Balla.

You may also like