Miliona në arkat e Milanit, Jens Petter Hauge zyrtarisht i Eintracht Frankfurt

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Jens Petter Hauge do të jetë i Eintracht Frankfurt deri më 30 qershor 2026. Klubi gjerman dhe Milani kanë dalë me komunikata për ta bërë zyrtare këtë marrëveshje mes palëve.

AC Milan mund të konfirmojë se Jens Petter Hauge i është bashkuar përfundimisht Eintracht Frankfurt, pasi marrëveshja e huazimit nga vera e kaluar u kthye në një detyrim për t’u blerë pas plotësimit të kushteve të paravendosura.

Klubi dëshiron të përgëzojë Jens Petter për fitoren e Europa League dhe t’i urojë atij gjithë të mirat në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e kampionëve të Italisë.

Milani ka ruajtur edhe 15% të kartonit në rast rishitjeje, ndërkohë që ka përfituar nga i gjithë operacioni rreth 12 milionë euro. Një biznes i mirë për kuqezinjtë, duke parë që norvegjezi ishte një nga ata që nuk kishte shumë hapësira me shpërthimin e Leao.

You may also like