Miliarderi spanjoll i interesuar në blerjen e United

by admin
Spread the love

Familja Glazers e cila ka nën pronësinë e saj gjigantin anglez, Manchester United, sipas raportimeve të fundit po e konsideron shitjen e klubit.

Ky lajm ka gëzuar tej mase tifozët e “Djajve të Kuq”, të cilët për një kohë të gjatë kanë protestuar kundër pronarëve të tyre amerikanë për mënyrën se si e kanë udhëhequr klubin deri tani, raporton KosovaPress.

Tani, siç bëhet e ditur nga “Manchester Evening News”, miliarderi spanjoll, Amancio Ortega është i interesuar për ta blerë Manchester Unitedin.

Miliarderi spanjoll, i cili njëkohësisht është pronarë i kompanisë “Inditex” po e konsideron blerjen e “Djajve të Kuq”.

Ortega ka një pasuri prej 58.8 miliardë eurosh dhe thuhet se i ka informuar krerët e United për interesimin e tij për ta blerë klubin.

You may also like