Miliardat e rrugëve, inxhinieri: Rrugët kanë probleme sepse ndërtohen me nxitim

by admin
Spread the love

Ky aks në foton më sipër është një rrugë e re në kryeqytet, e ndërtuar me kosto të larta, por që nuk i reziston dot reshjeve të dendura të shiut.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e “Top Story” tregojnë përmbytjen e një dite më parë. Në debatin në studio, ekspertët evidentojnë problemet e rrugëve në vendin tonë.

Sipas inxhinierit Dritan Bratko, projektet bëhen me nxitim dhe për pasojë nuk kanë cilësinë e duhur.

“Kanë presion për të përdorur lekët që kanë në buxhet për ta mbaruar sa më parë. Ka dhe raste kur varet dhe nga interesat europianë, kur përdoren dhe fondet e BE-së.

Në projekt-ide duhet të merren në konsideratë lumenjtë apo liqenet në zonë, toka, terreni dhe të ndërtohet duke i marrë parasysh të gjithë këta faktorë”.

Sipas analistit Arjan Çani, janë të qarta vjedhjet që po bëhen me koncensionet dhe projektet e rrugëve të reja:

“Këtu bëhet në mënyrë shumë të dukshme. Gjithandej ka abuzime. Edhe në vende të tjera dëgjojmë që hapen çështje për zyrtarë, edhe pse jo kaq flagrante sa këtu. Me rrugët është vjedhur, po vidhet dhe do të vidhet. Kjo është e sigurt”.

You may also like