Milevski flet pas humbjes: Ishim kundërshtarë i denj, jam krenar më këto djelmosha

by admin
Spread the love

Ndonëse fillimi dhe tridhjetë minutat e para ishin më premtuese, kombëtarja e Maqedonisë në futboll nuk ia doli të realizojë suksesin e dytë brenda pesë ditëve dhe qëndroi një hap më afër kualifikimit në Botërorin e Katarit. Humbja 2-0 në Porto është e merituar dhe Ronaldo dhe miqtë e tij do të përgatiten për Katarin dhe Botërorin në nëntor dhe dhjetor.

Trajneri Blagoja Milevski, nuk ishte i dëshpëruar me lojën e treguar.

“Duhet të krenohemi me djemtë për periudhën nga shtatori e deri më sot. Ata sjellin potencial dhe talent të madh dhe janë në rrugë të mbarë për t’iu afruar më të mirëve në Evropë. Urime Portugalisë për fitoren dhe kualifikimin në Kupën e Botës. Jam i kënaqur dhe krenar për lojtarët e mi. Maqedonia është një skuadër ndryshe nga Turqia dhe prandaj ndeshja është ndryshe.

Pas ndeshjes me Italinë ishim të rraskapitur, e dija që nuk ia dilnim dot fizikisht, edhe fizikisht me vetëdije donim t’i mbanim larg objektivit tonë. Më vjen keq që pësuam gola kur ishim dominues në lojë.

Gabimet janë pjesë e pandashme e lojës, por edhe pas atij gabimi nuk kemi devijuar nga organizimi i skuadrës.

Mendoj se ishim një rival i denjë dhe ndeshjet si Porto dhe Palermo mund të na ndihmojnë të afrohemi më lart, tha mes tjerash Milevski.

Ekspedita e Maqedonisë, do të arrijë në Shkup gjatë ditës së mërkurë, kështu që futbollistët  profesionist do të kthehen në detyrat e tyre në klubet ku luajnë.

Takimi i radhës i kombëtares është në fund të majit, para ndeshjeve të qershorit kundër Bullgarisë dhe Gjibraltarit në Ligën C të Ligës së Kombeve.

You may also like