Milani zhgënjen përballë Cremoneses, thellohet diferenca me Napolin kryesues

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Milani zhgënjen në trasfertë përballë Cremoneses dhe ndalet në një barazim pa gola. Pavarësisht se kuqezinjtë kontrolluan lojën përgjatë 90 minutave, nuk arritën dot të zhbllokonin rezultatin dhe humbasin terren në luftën për titull.

Milani është dukshëm më superior që në startin e takimit dhe fillon të rrezikojë portën e Cremoneses. Fillimisht është Brahim Diaz që jep shkëndijën e parë, e më pas kuqezinjtë provojnë me Malick Thiaw, por tentativat e tyre janë të pasuksesshme. Provon edhe Junior Messias, por edhe ky i fundit ndalet nga portieri i Cremoneses. Me këto shifra mbyllet edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytën Milani gjen golin me Divock Origi.

Megjithatë, sistemi VAR anulon gjithçka për një pozicion jashtë loje. Ndeshja vazhdon të ketë të njëjtën panoramë me Milanin që kërkon me ngulm golin e fitores, ndërsa Cremonese pothuajse nuk duket fare në zonën e kuqezinjve. Pavarësisht tentativave të shumta, Milani nul arrin dot të zhbllokojë rezultatin dhe sfida mbyllet në barazim pa gola.

Një zhgënjim ky për Milanin e Piolit që ndalet në një sfidë të lehtë në letër dhe humbet terren në luftën për titullin kampion. Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 30 pikëve, por thellohet distanca me Napolin kryesues në 8 pikë. /oversport.tv

Foto: AC Milan, Twitter

You may also like