Milani zgjedh menjëherë pasuesin e Gazidis, CEO i ri do të jetë Giorgio Furlani

by admin
Spread the love

Pasi njoftoi se kontrata e Ivan Gazidis e cila skadon më 5 dhjetor nuk do të rinovohet, Milani nuk humbet kohë dhe zgjedh menjëherë administratorin e ri të deleguar të klubit. Ky pozicion i është besuar Giorgio Furlanit, i cili ka qenë pjesë e bordit drejtues të kuqezinjve prej vitit 2018.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Milanit me anë të një postimi në faqen zyrtare. I lindur në Milano dhe një tifoz i kuqezinjve që prej fëmijërisë, Furlani do të mbajë kështu një nga postet më të rëndësishme në klubin kuqezi për vitet në vazhdim.

Pas emërimit të tij si CEO i Milanit, Furlani u shpreh shumë i lumtur dhe nuk e fshehu entuziazmin për punën e re që e pret. “Mezi po pres të punoj me Scaronin, MaldiniN, Stefano Piolin dhe pjesën tjetër të klubit. Në vitet në vijim, do të arrijmë sëbashku suksese më të mëdha branda dhe jashtë fushës”, tha Furlani pas postit të ri që iu besua te kuqezinjtë. /overspor.tv

Foto: acmilan.com

You may also like