Milani troket në dyert e Chelsea, në janar synohen Ziyech dhe Broja

by admin
Spread the love

Milani troket në dyert e Chelsea dhe kërkon Ziyech dh Brojën për të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit. Sipas “Corriere dello Sport”, në janar do të ketë sërish lëvizje në aksin Milano-Londër, pasi kuqezinjtë kërkojnë që të huazojnë lojtarë që të përforcojnë organikën.

Broja dhe Ziyech janë dy emrat në listën e drejtuesve kuqezi, të cilët do të tentojnë të dy lojtarët. Por duket se transferimi i marokenit në Itali është i vështirë, pasi duhet që të pranojë një ulje të pagës.

Më e lehtë pista që të çon tek sulmuesi kuqezi Armando Broja. Milani kërkon të përdorë vetëm formulën e huazimit dhe Broja, që nuk po gjen shumë hapësira në Londër, do të ishte i kënaqur me një transferim të mundshmë në Milano. / Oversport.tv

You may also like