Milani synon të blindojë Giroud, rinovim kontrate sapo të mbarojë Botërori

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fillimisht Milani mendonte që të niste bisedimet me Olivier Giroud për rinovimin e kontratës në shkurt ose mars, pa nxituar sepse dëshira e klubit dhe e lojtarit ishte që bashkëpunimi të vazhdonte.

Por “Gazzetta dello Sport” shkruan se Milani synon të përshpejtojë kohët e negociatave dhe të mbyllë menjëherë çështjen e rinovimit sapo të mbarojë Botërori.

Në parim si lojtari edhe klubi duan të vazhdojnë bashkëpunimin prandaj nuk duhet të jetë problem arritja e marrëveshjes deri në vitin 2024. Pritet që sulmuesi francez të rinovojë për një vit dhe të përfitojë 3.2 milionë euro në sezon. /Oversport.tv

 

You may also like