Milani shumë i fortë për Bolognan, paqe në sfidën Spezia-Sassuolo

by admin
Spread the love

Milani rikthehet te fitorja në kampionat, pasi ka mposhtur 2-0 në “San Siro” Bolognan në sfidën e vlefshme për javën e tretë të Serie A, takim që është transmetuar Live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Skuadra e Piolit dominon ndeshjen dhe zhbllokon sfidën në pjesën e parë me Leaon. Bologna mundohet të reagojë në pjesën e dytë, por lë shumë hapësira mbrapa dhe Giroud shënon edhe golin e dytë që mbyll ndeshjen.

Kuqezinjtë u bashkohen Lazios, Romës dhe Torinos në krye të renditjes në kuotën e 7 pikëve.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes mes Spezias dhe Sassuolos ka dhuruar 4 gola, por jo fitues. Miqtë shënojnë të parët, por vendasit përmbysin gjithçka që në pjesën e parë. Pinamonti barazon shifrat në pjesën e dytë. Të dyja skuadrat kanë nga 4 pikë në tabelën e klasifikimit. / Oversport.tv

You may also like