Milani nuk mendon vetëm për Ziyech, alternativa e tij vjen nga Turqia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Milani ëndërron që të afrojë në merkaton e janarit Hakim Ziyech. Sulmuesi maroken nuk është i lumtur në Londër dhe është i hapur për një aventurë të re. Nga kjo situatë kërkojnë t ëpërfitojnë kuqezinjtë të cilët kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Chelsea.

Megjithatë, një nga pengesat kryesore për këtë transferim është paga që lojtari përfiton. Ziyech nuk dëshiron të ulë pretendimet e tij, ndërsa aktualisht përfiton rreth 6 milionë euro në sezon. Një shifër kjo që nuk mund të plotësohet nga Milani.

Për këtë arsye, kuqezinjtë po mendojnë edhe për alternativën në rast se dështon pista që të çon te sulmuesi i Chelsea. Emri më i ri në listën e Paolo Maldinit vjen nga Turqia dhe bëhet fjalë për Ferdi Kadioglu. Ky i fundit luan me Fenerbahce dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 12 milionë euro. /oversport.tv

Foto: Hakim Ziyech, Facebook

You may also like