Milani nuk humb kohë, rinovon kontratën me mbrojtësin Gabbia

by admin
Spread the love

Milani ka rinovuar kontratën me një nga lojtarët me perspektivë, që është produkt i akademisë. Qendërmbrojtësi Matteo Gabbia nuk i ka thënë jo propozimit të kuqezinjve.

Ai ka nënshkruar marrëveshjen e re që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026. Gabbia është pjesë e Milanit që në moshën 13-vjeçare.

Mbrojtësi ka debutuar me Milanin në gusht të vitit 2017 dhe ka luajtur 31 ndeshje, prej të cilave 24 i ka nisur nga fillimi. / oversport.tv

You may also like