Milani ndërpret huazimin dhe rikthen Divock Origin

by admin
Spread the love

Divock Origi u transferua në shtatorin e shkuar nga Milani te Nottingham Forest në Premier League, në formën e huazimit.

Por klubi italian ka vendosur ta ndërpresë këtë huazim që përfundon në verë dhe të rikthejë Origin në Milano.

Por sulmuesi belg nuk është rikthyer për të qëndruar. Milani ka oferta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo ka qenë arsyeja e prishjes së huazimit me Nottingham. Për 28-vjeçarin ekipe si Dallas dhe Cincinnati kanë shprehur interesin e tyre.

Me shitjen e lojtarit, Milani do të shpëtonte nga çdo detyrim që ka ndaj tij. Por kuqezinjtë po presin dhe një ofertë të kënaqshme, për të hequr dorë njëherë e mirë nga Origi.

You may also like