Milani me pronarë të rinj, RedBird blen klubin kuqezi për 1.3 miliardë euro

by admin
Spread the love

Gerry Cardinale ka firmosur kontratën dhe ka blerë Milanin. Zyrtarizimi pritet që të bëhet në orët në vazhdim (ndoshta edhe nesër), por tashmë klubi kuqezi ka kaluar në pronësi të RedBird, që i ka paguar 1.3 miliardë euro grupit Elliott, që do të mbajë një pjesë të vogël të aksioneve.

Tashmë që është hedhur firma, do të nevojitet edhe pak kohë që të gjithçka të kalojë në dorë të grupit “RedBird”, por gjithsesi këta të fundit do të vendosin tashmë për të ardhmen e klubit.

RedBird ka eksperiencë në botën e sportit, por pritet që pronarët e rinj të Milanit të vazhdojnë vizionin e Elliott: investime të qëndrueshme, profile lojtarësh me të ardhme dhe rritje graduale. / Oversport.tv

You may also like