Milani ka ende shpresë për Sanches, presidenti i Lille: Asnjë ofertë nga PSG

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një deklaratë e bujshme e presidentit të Lille ngjall sërish shpresat e Milanit për të marrë Renato Sanches. Gjatë prezantimit të trajnerit Fonseca, numri 1 i Lille tha se nuk ka marrë ende asnjë ofertë nga PSG.

“Deri më sot nuk kemi pasur asnjë kontakt me PSG dhe nuk kemi marrë asnjë ofertë për lojtarin”, shpjegoi Olivier Letang. “Ka klube të tjera të interesuara, klube të mëdha europiane që kanë bërë tashmë ofertën e tyre”.

Një deklaratë kjo që rrit shpresat e Milanit për të marrë shërbimet e portugezit. Prej kohësh në mediat e huaja kalimi i Renato Sanches te PSG është konsideruar si diëka e kryer, por deklaratat e presidentit japin një tjetër panoramë. /oversport.tv

Foto: LOSC, Facebook

You may also like