Milani i thotë lamtumirë Champions League, mposhtet nga Liverpool

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Milani është mposhtur me rezultat 1-2 në San Siro nga Liverpool në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions League duke u renditur në vendin e fundit të Grupit B me 4 pikë, transmeton Insporti.

“Rossonerët” pësuan humbje në shtëpi me rezultat të ngushtë 1 – 2 nga gjiganti anglez.

Vendasit kaluan në epërsi fillimisht për Fikayo Tomorit që shënoi nga afërsia (29′).

Por, vetëm shtatë minuta më vonë, Liverpool barazoi rezultatin përmes Mohamed Salah (36′), rezultat me të cilin dy skuadrat shkuan në pushime.

Në pjesën e dytë, nga një gabimi trashanik në mbrojtje, Divock Origi nuk e fali Milanin duke shënuar me kokë (55′).

Tutje, Milan kishte edhe disa mundësi, siç ishte i Kessie, por assesi nuk i konkretizoi.

Kështu, Milan mbetet jashtë garave evropiane duke u renditur në pozitën e fundit me katër pikë, derisa Liverpool veçse e kishte të siguruar kualifikimin si lider me 18 pikë

You may also like