Milani i bën presion Interit, mposht Romën pavarsisht mungesave

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mes mungesave të shumta për shkak të grumbullimeve të lojtarëve në Kupën e Afrikës, Covid-19 dhe dëmtimeve, Milani vazhdon të mahnisë në Serie duke e nisur vitin 2022, ashtu siç mbylli 2021-in me një fitore.

Kuqezinjtë mposhtën 3-1 Romën në një nga dy supersfidat e javës së 20-të të Serie A edhe pse kishin plot 11 mungesa dhe në qëndër të mbrojtjes luanin me dyshen Gabbia-Kalulu. Një sukses i merituar që për momentin e ngushton në vetëm 1 pikë distancën me Interin kryesues.

Një prekje e topit me dorë nga Abraham brenda zone i dha mundësinë francezit Giroud të zhbllokonte shifrat shumë shpejt me penalltinë që u kthye në gol nga sulmuesi i Milanit.

Më pas një gabim foshnjarak në mbrojtje i Ibanez i dha mundësinë skuadrës së Piolit të shënonte edhe golin e dytë këtë herë me Junior Messias. Megjithatë në minutat e fundit të pjesës së parë Roma rihapi ndeshjen falë golit të Tammy Abraham. Ndërsa me rikthimin e skuadrave në fushë pas pushimit Brahim Diaz u ndal nga shtylla ndërsa Mike Maignan bëri heroin për Milanin duke evituar minimalisht 2-3 gola të sigurt.

Në të 74-ën Karsdorp mori të verdhin e dytë dhe Roma mbeti me 10 futbollistë. Milani shfrytëzoi në maksimum superioritetin numerik duke mbyllur ndeshjen me golin e 3-1 të realizuar nga Leao në të 82-ën, ndërkohë që në fund verdhekuqtë mbetën me 9 lojtarë ndërsa Ibrahimovic shpërdoroi një penallti.


Top Channel

You may also like