Milani humb durimin, i vendosur ultimatum Brugge për De Ketelaere

by admin
Spread the love

Maldini dhe Massara duket se po humbasin durimin me Club Brugge për cështjen Charles De Ketelaere. Drejtuesit kuqezi ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare nga Brugge dhe përë këtë arsye janë detyruar t’i vendosin një ultimatum.

Kuqezinjtë kanë kërkuar që belgët të kthejnë një përgjigje brenda 24-36 orëve për ofertën e fundit zyrtare të bërë nga Milani. Për sa i përket kësaj oferte , Milani është i gatshëm të derdhë në arkat e Brugge rreth 33 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Megjithatë, belgët dëshirojnë të përfitojnë nga ky operacion rreth 35 milionë euro. Në rast se Brugge nuk kthen përgjigje, atëherë Milani i ka kërcënuar se do të tërhiqet nga tratativa dhe do të fokusohet te plani B që është Hakim Zyiech. /oversport.tv

Foto: Club Brugge K.V. Facebook

You may also like