Milani dhe Juventusi i bashkohen garës për Guerran

by admin
Spread the love

Disa prej klubeve më të mira nëpër Evropë janë “joshur” nga mesfushori i Valencias, Javi Guerra.

Sipas ekspertit italian të transferimeve, Matteo Moretto, edhe gjigantët e Serie A, Milani dhe Juventusi, kanë vendosur t’i bashkohen garës për spanjollin.

Guerra po lë përshtypje të mira në sezonin e tij të parë të plotë për “Los Ches”. Deri tash, ai shënuar katër gola dhe ka dhënë një asistim në 19 ndeshje në La Liga, teksa ka filluar të vlerësohet si një nga të rinjtë më premtues në Evropë.

Klubet në të gjithë kontinentin kanë shprehur interesim për 20-vjeçarin. Newcastle United tashmë ka kontaktuar për të eksploruar një lëvizje të mundshme. Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë klubet tjera të interesuara.

Moretto tha për “Daily Briefing” se Milani dhe Juventusi kanë vendosur gjithashtu synimet e tyre te Guerra, të interesuar për t’u bashkuar në garën për mesfushorin e talentuar të Valencias.

Klubi spanjoll thuhet se nuk është i gatshëm ta lërë lojtarin të largohet në mes të sezonit, kështu që të gjitha klubet e interesuara do të kenë kohë deri në verë të provojnë për të arritur një marrëveshje.

Valancia ia ka vendosur një çmim prej 35 milionë eurosh.

You may also like