Milani blen zyrtarisht Messias, rritet optimizmi edhe për Sanches

by admin
Spread the love

Milani po punon për merkaton e verës, ndërsa ka blerë edhe zyrtarisht Junior Messias. Klubi kuqezi ka paguar 4.5 milionë euro në arkat e Crotones dhe me lojtarin ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë lidhur deri në vitin 2025. Kontrata e tij është depozituar në Lega.

Gjithashtu në kampin kuqezi janë rritur shpresat për një transferim të mundshëm të Renato Sanches. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, Milani ka pasur disa kontakte ditët e fundit me Lille dhe shanset që mesfushori të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm janë të mëdha.

PSG nuk ka bërë ende një ofertë zyrtare për Sanches, çka i jep një shans më shumë Milanit për të afruar portugezin. Sipas asaj që raporton Sky, kuqezinjtë do të paguajnë 18 milionë euro për kartonin e Sanches. /oversport.tv

You may also like