Milani bëhet i gjallë, rritet optimizmi për rinovimin e Maldinit dhe Massaras

by admin
Spread the love

Ditën e fundit të kontratës së dy drejtuesve, Milan është vënë në lëvizje. Bëhet fjalë për dyshen Paolo Maldini dhe Ricky Massara. Atëherë kur dukej se gjithçka po shkonte drejt të pamundurës për të vazhduara përpara, klubi kuqezi ka dërguar me anë të postës elektronike një kontratë gati për firmë për të dy drejtuesit.

Maldini dhe Massara, si normalisht, prej orës 11:00 gjenden në zyrë dhe sipas burimeve mediatike pranë selisë së “Djallit”, pritet që të hidhet edhe firma në kontrata dhe projekti me dyshen të vazhdojë.

Megjithatë, fjalën e fundit do ta thotë pikërisht dyshja e drejtuesve, ku dihet se problemi më shumë sesa aspekti personal i kontratës, do të jetë vija drejtuese dhe projekti mbi të cilin duhet të vazhdojnë Maldini dhe Massara.

Për ata të dy, presioni i tifozëve dhe opinionit është që të ndërtojnë një skuadër akoma edhe më shumë konkurruese për Piolin, që të ketë mundësi të luftojë për të mbrojtur titullin. Mirëpo, situata ekonomike dhe buxhetet duket se nuk mund të lejojnë një përforcim të ndjeshëm. Mbetet për t’u parë…Oversport.tv

You may also like