Milan ngec në “San Siro”, dy penallti të gabuara ndajnë “Djajtë” nga 3 pikët

by admin
Spread the love

Mund të kishin arritur një fitore të madhe, nëse do të ishin treguar të saktë nga pika e bardhë e penalltisë. “Djajtë” e Milan nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, 2 me 2, në “mitikun” italian të “San Siro”, ndaj “Kuqebluve” të Bologna, duke e mbyllur me shije të hidhur javën e 22-të të kampionatit, Serie A.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë e Bologna, me “bomberin” holandez, Joshua Zirkzee, i cili dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 29’-të, mirëpo dy gola nga “shkatërruesi” i mesfushës Ruben Loftus-Cheek, në minutat 45’ e 83’ i dhuruan avantazhin djemve të teknikut, Stefano Pioli, avantazh që do të zgjaste pak, pasi në minutën e 91’-të, “ylli” i “Emilianëve”, Riçardo Orsolini, ndryshe nga Giroud e Theo Hernandez, ekzekuton mjeshtërisht, një 11-metërsh për ta dërguar topin në rrjetë.

Falë këtij barazimi, “Djajtë” e Milan ngjiten në kuotën e 46 pikëve, 10 më shumë se Atalanta e vendit të 3-të, teksa mund të thuhet se është në një pozicion komod për sigurimin e një bilete për fazën e grupeve të UEFA Champions League. Ndërkaq, skuadra e Bologna-s mbetet në vednin e 7-të me 33 pikë, 1 më shumë se Roma e po aq sa Lazio e një vendin më sipër. /i.m /abcnews.al

You may also like