Milaim Zeka reagon mbi deklaratën e Metës: Nuk ke nevojë të vdesësh, por të mos vjedhësh Shqipërinë!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas deklaratës që bëri dje ish-Presidenti Ilir Meta, i cili tha se ishte gati të vdiste për Shqipërinë.

Zeka shkruan se për Shqipërinë nuk ka nevojë të vdesë njeri, por ka nevojë që të mos vidhet djersa e shqiptarëve.

“Ilir Meta: “Jam gati të vdes për Shqiperinë”

Për Shqipërinë nuk ka nevojë me vdekë, po ka nevojë mos me vjedhë djersën e shqiptarëve.

Hajde ma thoni se cili politikan nuk ka vjedhur, dhe nuk është pasuruar me paratë e taksapaguesve të qytetarëve shqipëtar?

Në gishta i numëron!

Betimi do duhej të ishte: Jam gati mos me vjedhë Shqiperinë!”-shkruan Zeka në Postimin e tij./Xh.Xh/dritare.net

You may also like