Miku i ngushtë i Gjikos u nda nga jeta, edhe Elita Rudi i bën dedikimin prekës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko ka bërë një dedikim të ndjerë për artistin e njohur Arlind Gjikolli. Ai e ka cilësuar të ndjerin si një vëlla, shok e mentor të jetës së tij. Kujtojmë se reperi kishte lidhje familjare me Arlind Gjikollin.

Jo vetëm kaq por Gjiko shkroi se premtimet që i ka dhënë të ndjerit do t’i mbajë dhe amanetin e tij do ta cojë deri në fund. Postimi i plotë i Gjikos:

“Gjikla, po mundona e u bë i fortë, njëjtë si me mësove tërë jetën, ty të kom pas vëlla, shok, mentor aleat o Gjikla jem, shumë sfida i kaluam bashkë edhe këtë sfide menduam se do e kalonim, vetëm një gjë e di sigurt, sëmundja nuk e pati aspak të lehte, qetësia jote ia ngadalësoj turrin, mençuria jote e zhveshi atë. Shkenca e mjekësia u fasionua me metodat tuaja, por ja që Zoti të deshti më shumë se ne.

Sepse engjëjt nuk jetojnë në tokë, por në parajsë. Premtimin ta kom dhënë, e premtimet do i mbaj, amanetin do ta kryej, e kurrë nuk kom me u ndal, veç për ty Gjikla jem, njëjtë si ti që nuk u ndale asnjëherë për mua Gjikla jem. Pusho i qetë vëlla i dashur , e Ishalla na ki bo hallall të gjithëve, gjithmonë në zemrat tona pulsi jonë do të jesh.

Edhe partnerja e Gjikos, Elita Rudi, ka bërë një reagim prekës në rrjetin social “Instagram”. Ajo shkroi se mësimet e tij do të jetësohen përgjithmonë. “Humbjet e mëdha janë plagë të përhershme në zemër. Qëllimet dhe mësimet e njerëzve të mëdhenj nuk vdesin kurrë. Ti, na mësove dhe tashmë mësimet tua po jetësohen!. Në përjetësi, Arlind”, ka shkruar Elita.

You may also like