Mikrobiologu Panovski: Tash është tepër vonë për të vendosur masa shtesë

by admin
Spread the love




 

Mikrobiologu Nikolla Panovski, në një deklaratë për “Fokus” ka deklaruar se është tepër vonë për të vendosur masa shtesë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

 “Numri i të infektuarve në Maqedoni në dy ditët e fundit është rritur ndjeshëm dhe sipas tij tani është tepër vonë për të vendosur masa të reja kufizuese. Dihej që kjo do të ndodhte. Unë dhe disa epidemiologë paralajmëruam. Varianti i ri omicron, kufij të hapur dhe tubime masive e festime para dhe për Vitin e Ri, dihet se çfarë do të ndodhë. Duhet të pyesni ata që pas fatkeqësisë me variantin delta, kur i lanë njerëzit të hyjnë me variantin delta nga jashtë pa testuar dhe e përhapën pas dasmave këtë verë, pse e përsëritën. Pse i përsërisin me këmbëngulje gabimet?”


You may also like