Mikela e Përputhen bekon ribashkimin e Borës dhe Donaldit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Telenovela e Donaldit dhe Borës vazhdon ende dhe nuk duket sikur nuk do të mbarojë kurrë, po zgjat më shumë se edhe “100 Vitrinat” e famshme, por të paktën aty e pati një fund.

Tema e Donald Veshaj dhe Bora Zemanit edhe pas shumë kohësh, duket se është një ndër temat më të përfolura në mediat shqiptare, që i ka përfshirë pak a shumë të gjithë.

Kohët e fundit po flitet vazhdimisht se ata të dy janë ribashkuar, e shumë njerëz kanë dhënë opinionin e tyre mbi këtë temë. E një ndër ata njerëz është dhe konkurrentja e “Per’Puthen”, Mikela Pupa

Ajo në InstaStoryn e saj shihet duke kënduar këngën e re të Donald Veshaj. Por ajo që shokoi më së shumti fansat ishte mbishkrimi në videon e postuar.

Mikela ka bërë “tag” Borën dhe Donaldin dhe ka shënuar “Ju duhet të bashkoheni”.Ky veprim i saj shokoi fansat e të dy palëve, por as Bora dhe as Donaldi nuk kanë dhënë ndonjë reagim për këtë.

A janë ribashkuar apo jo vërtetë Donaldi me Borën? Këtë nuk dimë ta themi pasi nuk kemi asnjë reagim të vërtetë prej tyre, por duket se kjo telenovelë do vazhdojë ende.


You may also like