Mijëra njerëz vërshojnë në ndërtesën e universitetit për t’u strehuar nga përmbytjet në Pakistan (fotot)

by admin
Spread the love

Pakistanez të dëshpëruar po përdornin mes te tjerave dhe ndërtesa universiteti për t’u strehuar pasi janë detyruar të largohen nga shtepitë prej përmbyjeve që kanë vrarë rreth 1200 njerëz dhe kanë demtuar disa miliona në veri të vendit.

Shira të rëndë e të papritur tropikalë kanë përmbytur një zonë të madhe thuajse sa Britania.

Disa nga njerëzit e zhvendosur në kampet e Khairpur e Mehar, në provincën Sindh, janë vendosur tashmë në ndërtesën e universitetit Ustad Bukhari thanë zyrtarët.

Drejtori i shkollës Irfan Kalhoro tha: “Ky nuk është ende një kamp i regjistruar por njerëzit hynë me forcë dhe u vendosën në auditorët.

“Mbi 2,000 njerëz janë vendosur këtu, duke përfshirë gra e fëmijë.

Mohammad Ibrahim, një nga ata që kërkojnë strehë në kolegj tha se njerëzit nuk kishin hyrë me forcë, por iu lut autoriteteve të mendonin për fatkeqësinë e tyre.

Provinca Sindh me një popullatë prej 50 milionë njerëz, është goditur më rëndë pas rënies së katërfishit të sasisë mesatare të shirave.

Ministri vendas Jam Khan Shoro tha se niveli i liqenit ujëmbledhës Manchar kishte arritur pikën e rrezikut dhe kërcënonte rreth 100,000 njerëz në rrethinat.

Përveç reshjeve të rënda Pakistani është përballur dhe me rritjen e prurjeve të lumenjve.

Të dielën Pakistan nisën të mbërrijnë avionë me ndihma nga Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet perëndimore.