Mijëra besimtarë dhe turistë i japin lamtumirën Papa Benediktit XVI

by admin
Spread the love

Mijëra besimtarë dhe turistë po i japin lamtumirën e fundit Papa Benediktit XVI. Për mjaft besimtarë ky është një moment i rëndësishëm, kurse për disa turistë pika kulmore e vizitës së tyre në Itali.

“Për mua dhe familjen time ai ishte gjithmonë si një baba”, thotë e reja italiane Astia, e cila sapo ka dalë nga Bazilika e Shën Pjetrit në sheshin e madh e të gjerë me kolona. Për të ishte parë ishte tepër e rëndësishme t’i jepte lamtumirën të ndjerit Benedikti XVI. “Ishte një moment interesant dhe emocionues. Jam e lumtur dhe e prekur” – thotë Astia.

Astia e lumtur që i dha lamtumirën e fundit Papa Benediktit XVI

Që në orët e para të mëngjesit në sheshin e Shën Pjetrit në Romë shihen radhë të gjata njerëzish që duan të ndahen personalisht me ish-kreun e kishës katolike. Vatikani njofton për rreth 35.000 vizitorë në ditë. Deri të mërkurën vizitorët do të kenë mundësi t’i thonë lamtumirë ish-Papës.

Radhë të gjata njerëzish presin që në orët e para të mëngjesit që të ndahen personalisht me ish-kreun e kishës katolike Radhë të gjata njerëzish presin që në orët e para të mëngjesit që të ndahen personalisht me ish-kreun e kishës katolike

Mijëra besimtarë katolikë i janë drejtuar Vatikanit dhe Katedreja e Shën Pjetrit qëndron e hapur deri në orën 19:00. Por ndryshe nga lamtumira për Papën Gjon Pali II në prill 2005, kësaj here në Vatikan nuk pritet ndonjë fluks i jashtëzakonshëm njerëzish.

Besimtarë dhe turistët i thonë ish-Papës lamtumirë

“Ky është një moment zie, do të jemi disa ditë këtu në Romë dhe do të shkojmë patjetër të themi një lutje”, thonë dy turistë nga veriu i Italisë. Dariusz ka ardhur nga Polonia që do t’i thotë lamtumirë ish-Papës. “Këto ditë do të mendojmë dhe do të lutemi për të. Kjo ka qenë edhe dëshira e tij, siç tha edhe arqipeshkvi Gänswein.”

Arqipeshkvi Georg Gänswein, mik i besuar i ish-Papës dhe sekretari i tij privatArqipeshkvi Georg Gänswein, mik i besuar i ish-Papës dhe sekretari i tij privat

Arqipeshkvi Georg Gänswein, ishte një mik i ngushtë dhe i besuar i ish-Papës për 20 vjet me radhë. Ai ishte vitet e fundit edhe sekretari i tij privat dhe shoqëruesi i tij në manastirin në Kopshtet e Vatikanit.

Jo funeral shtetëror

Varrimi i ish-Papa Benediktit XVI është planifikuar për ditën e enjte. Sipas amanetit të ish-Papës ai do të jetë ceremonial, por i thjeshtë. Papa Françesku do të drejtojë meshën.

Kryeministrja italiane Meloni duke i dhënë lamtumirën të ndjerit Benedikti XVIKryeministrja italiane Meloni duke i dhënë lamtumirën të ndjerit Benedikti XVI

Në varrimin e ish-Papës priten rreth 60.000 vetë, mes tyre edhe kardinalë dhe krerë shtetesh. Edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka bërë të ditur pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit në Romë./DW


Top Channel

You may also like