Mijallkovit nuk i rrihet në burg, ka bërë kërkesë që të del

by admin
Spread the love

Edhe pse nuk ka kaluar dy të tretat nga dënimi tre vjeçar për rastin “Perandoria”, ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, ka dorëzuar kërkesë që të lirohet me kusht nga burgu i Strugës. Kjo kërkesë deri tani i është refuzuar.

Siç mëson SDK.mk, në vend që pas vitit të ri, Mijallkov kërkesën e ka bërë para vitit të ri dhe kjo ka qenë arsyeja që këshilli penal nga Gjykata themelore e Shkupit ta refuzojë kërkesën.

Megjithatë për këtë vendim Mijallkov ka dërguar ankesë deri tek Gjykata e Apelit.

“Është e saktë se personi i dënuar të cilin e keni përmendur ka dorëzuar kërkesë për lirim me kusht. Gjykata penale e ka refuzuar kërkesën, ndërsa tani lënda është në gjykatën e Apelit. Për bazën për të cilën kërkon të marr lirim me kusht nuk mund të zbulohen informacione, sepse lënda është në fazë të vendosjes”, kanë thënë nga SDK.mk nga Gjykata Penale-Shkup. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like