Mihrije Braha refuzoi dy herë ftesën për të qenë pjesë e Big Brother VIP

by admin
Spread the love

Big Brother VIP është kthyer pa diskutim në një prej formateve më të përfolura në trevat shqiptare.

Shtëpia më e famshme në Shqipëri ka ngelur me gjithsej 12 banorë VIP për momentin, pas eleminimit të këngëtarit Ardit Çuni dhe shkrimtarit Elhaid Cufi.

Mësohet se për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ftesa i ka shkuar edhe këngëtares së njohur me prejardhje nga Mitrovica, Mihrije Braha.

Kjo e fundit duket se për shkak të angazhimeve të shumta, nuk ka mundur që ta pranojë ftesën e të qenurit e izoluar brenda ambienteve të Big Brother VIP për një periudhë relativisht të gjatë.

Emisioni “Prive” madje në një nga kronikat e përjavshme, ka cituar se këngëtares i është ripërsëritur ftesa me insistim disa herë për të qenmë pjesë e formatit, por që ajo përfundimisht e a refuzuar.


You may also like